Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Sipas Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira, të cilat hera-herës pritet të jenë deri të dendura, kryesisht në qendër dhe jug të vendit.
Reshje të herëpashershme shiu me intensitet të ulët do të jenë të pranishme që në orët e para të 24-orëshit deri në orët e mëngjesit, kryesisht në zonat qendrore dhe jugore të territorit.
Gjatë ditës, reshjet parashikohen të mbeten me intensitet të ulët dhe karakter lokal, ndërsa përgjatë relieveve malore në lindje priten edhe shtrëngata afatshkurtra.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina, era mund të arrijë shpejtësi deri në 14 m/s.
Ndërkohë, valëzimi në detet Adriatik dhe Jon parashikohet të jetë i forcës 2-3 ballë.














