Advertisement

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para sfidës Iliria–Skënderbeu, e vlefshme për javën e 14-të të Kategorisë së Parë. Në dhomat e zhveshjes së stadiumit “Redi Maloku”, janë sulmuar fizikisht disa futbollistë të Skënderbeut si edhe trajneri Ernest Gjoka.

Të dhunuar, sipas raportimeve paraprake, janë trajneri Ernest Gjoka dhe lojtarët Saleh Nasr, Altin Ukiçi dhe Mario Gjata. Sulmi ka ndodhur pak para fillimit të ndeshjes, duke tensionuar tej mase atmosferën e takimit.

Reklame

Kjo përballje kishte një histori të nxehtë edhe nga ndeshja e fazës së parë në Korçë, ku Skënderbeu fitoi 2–0 ndaj Ilirisë, e cila mbetet një prej pretendenteve për ngjitje në Superiore.

Skënderbeu kryeson bindshëm renditjen e Kategorisë së Parë, ndërsa Iliria, me 16 pikë më pak, pozicionohet aktualisht në vendin e pestë.

Policia pritet të japë detaje mbi incidentin dhe autorët e sulmit.

Reklame