TIRANË – Nga sot nuk do të lejohet më parkimi i automjeteve përpara ambienteve të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) dhe SPAK.
Sipas informacionit të siguruar, nënkryetari i GJKKO-së, Erjon Bani, ka urdhëruar Komisariatin Nr. 3 që të marrë masa për largimin e çdo automjeti të parkuar përpara këtyre institucioneve.
Urdhri përfshin edhe automjetet e mediave që parkohen në këtë zonë.
Në zbatim të masës, Policia ka nisur largimin e automjeteve të parkuara përpara godinës. Në pamjet e siguruara shihet një karrotrec i Policisë, i cili merr një automjet që ishte parkuar përpara Gjykatës.
Vendimi hyn në fuqi nga dita e sotme dhe synon lirimin e hapësirës përpara institucioneve të drejtësisë.
Në vijim, parkimi i automjeteve në këtë segment nuk do të lejohet dhe shërbimet e Policisë pritet të monitorojnë zbatimin e urdhrit.
Lexo edhe:
Hyn në fuqi rregullorja e re, GJKKO mbyll dyert për mediat














