Një efektiv i Forcave të Armatosura është dëmtuar gjatë operacionit për shuarjen e zjarreve në Mirditë.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, efektivi me inicialet A. K. është dëmtuar gjatë procesit të furnizimit me ujë të një mjeti zjarrfikës.
Pas incidentit, ai është transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Ministria e Mbrojtjes bën me dije se efektivi po ndiqet nga mjeku neurokirurg dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Gjatë qëndrimit në spital, efektivi është vizituar nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, gjenerallejtënant Arben Kingji, të cilët janë interesuar nga afër për gjendjen e tij shëndetësore.
Ministria e Mbrojtjes deklaron se do të vijojë të ndjekë nga afër gjendjen e efektivit dhe do t’i qëndrojë pranë gjatë trajtimit mjekësor.
Lexo edhe
24 orë pas zjarrit në Tenë të Mirditës, fshati mbetet mes hirit: “Na u dogj mundi i një jete”














