Vijojnë ende kërkimet për gjetjen e minatorit Ilir Kalavari, i cili dyshohet se një ditë më parë ra në një furnelë dhe u mbulua nga kromi gjatë procesit të punës në malin e Tërnovës, në Bulqizë.
Aksidenti i rëndë ndodhi mesditën e së shtunës. 40-vjeçari nga Burreli, i cili punonte si minator në subjektin privat “Eternal Security”, dyshohet se ka rënë në një furnelë gjatë procesit të punës dhe më pas është mbuluar nga materiali mineral.
Pas ngjarjes, grupet e kërkim-shpëtimit dhe shërbimet e Policisë kanë nisur operacionin për lokalizimin dhe nxjerrjen e minatorit. Operacioni vijon prej orësh, ndërsa ekipet po punojnë në kushte të vështira për shkak të terrenit dhe rrezikut që paraqet zona e aksidentit.
Deri në këto momente, autoritetet nuk kanë konfirmuar zyrtarisht nëse minatori është gjallë apo nëse ka humbur jetën.
Ndërkohë, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe për të përcaktuar nëse janë respektuar rregullat e sigurisë në punë.
Operacioni i kërkim-shpëtimit pritet të vijojë deri në gjetjen dhe nxjerrjen e minatorit.
Lexo edhe
Minatorët e Bulqizës bojkotojnë punën, kundërshtojnë ndryshimin e pagës së 13-të
Aksident i rëndë në një galeri kromi në Bulqizë, shembet masivi shkëmbor: Tre minatorë të bllokuar














