Advertisement
Zall Bastar/ Selitë-Mal – Një ngjarje tragjike është shënuar këtë të diel në fshatin Selitë-Mal, në zonën e Zall Bastarit, ku një grua ka humbur jetën pasi është marrë nga rrjedha e lumit.
Sipas informacioneve paraprake, shtetasja B. P., rreth 44 vjeçe, dyshohet se gjatë tentativës për të kaluar lumin është rrëmbyer nga rrjedha e fortë e ujit, duke gjetur vdekjen.
Reklame
Trupi i pajetë i 44-vjeçares është gjetur më pas dhe është nxjerrë nga lumi nga shërbimet përkatëse.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë, të cilët po kryejnë veprimet hetimore për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë.
Reklame














