Një 17-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi u kap duke lëvizur i armatosur në rrugën e fshatit Allgjatë, në zonën e Vaqarrit.

I mituri, banues në Vaqarr, u ndalua në kuadër të operacionit policor të koduar “Guns 3”, të zhvilluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6.

Reklame

Sipas njoftimit të Policisë, ndërhyrja u krye pas informacioneve të siguruara në rrugë operative për një person që lëvizte i armatosur.

Gjatë kontrollit, 17-vjeçarit iu gjet një armë zjarri e dyshuar pushkë gjysmëautomatike, si dhe 140 fishekë luftarakë, të cilat dyshohet se i posedonte pa leje.

Policia bëri të ditur se materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Operacioni “Guns 3” është zhvilluar në kuadër të aksioneve kundër armëmbajtjes pa leje në kryeqytet.

Lexo edhe

Tirana në maratonë, 5,800 pjesëmarrës dhe kufizime në qarkullim deri në orën 16:00

Horoskopi i së dielës, 15 nëntor: Çfarë kanë rezervuar yjet për 12 shenjat e zodiakut?

Reklame