Advertisement

Ka përfunduar afati i aplikimeve për postin e Prokurorit të Përgjithshëm, ndërsa në garë janë regjistruar pesë kandidatë.

Sipas listës së kandidaturave, për drejtimin e Prokurorisë së Përgjithshme kanë aplikuar:

Reklame
  • Adnan Xholi
  • Arta Marku
  • Fatjona Memçaj
  • Rovena Zoto
  • Ylli Pjeternikaj

Kandidatët do t’i nënshtrohen procedurave të parashikuara ligjore për përzgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm.

Procesi pritet të vijojë me shqyrtimin dhe vlerësimin e kandidaturave, përpara se institucionet përgjegjëse të marrin vendimin për emrin që do të drejtojë Prokurorinë e Përgjithshme.

Gara për drejtimin e institucionit të akuzës vjen në një moment të rëndësishëm për sistemin e drejtësisë dhe pritet të ndiqet me interes për shkak të rolit që Prokuroria e Përgjithshme ka në funksionimin e sistemit të drejtësisë penale në vend.

Lexo edhe:

Pas Adnan Xholit, Rovena Zoto kandidon për Prokurore të Përgjithshme

Gara për Prokurorin e Përgjithshëm, pesë kandidatë në garë pas tërheqjes së Kreshnik Ajazit

Reklame