Qeveria nuk ka dhënë ende asnjë reagim zyrtar pas vendimit të Gjykatës kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila pezulloi nga detyra zëvendëskryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Efekti i parë i menjëhershëm i këtij vendimi është anullimi i mbledhjes së kabinetit qeveritar, e planifikuar të zhvillohej në orët e para të së premtes.

Reklame

Mbledhja ishte parashikuar të drejtohej pikërisisht nga Balluku, e cila zëvendësonte kryeministrin Edi Rama në funksionet ekzekutive gjatë mungesave të tij. Ndërkohë, Rama ndodhet të premten në Samitin për Planin e Rritjes së BE për Ballkanin Perëndimor, i cili zhvillohet në Tiranë.

Pezullimi i Ballukut ka krijuar një vakum të përkohshëm në drejtimin e punëve të qeverisë, ndërsa pritet një qëndrim zyrtar nga Kryeministria për hapat e mëtejshëm.

Reklame