Koalicioni Shqiptar Pro Familjes dhe Jetës organizon një marshim paqësor nën slloganin “Mos ma prek Familjen”. Ngjarja do të zhvillohet ditën e shtunë, më 15 nëntor, në orën 10:30, duke nisur nga Sheshi Skënderbej dhe duke marshuar drejt Presidencës.
Organizatorët bëjnë thirrje për pjesëmarrje të qytetarëve që duan të mbështesin familjen dhe fëmijët dhe për të kërkuar anulimin e ligjit të barazisë gjinore.
Reklame
Sloganet e marshimit:
“Është koha të qëndrojmë për familjen!”
“Është koha të qëndrojmë për fëmijët!”
“Është koha të qëndrojmë për atdheun!”
Pjesëmarrësit kërkohet të respektojnë natyrën paqësore të marshimit dhe të bashkohen për të bërë të dëgjuar zërin e tyre.
Reklame















