Advertisement

Dy persona janë shpallur në kërkim nga policia, pasi dyshohet se trafikonin në Shqipëri automjete luksoze të vjedhura jashtë vendit. Gjatë dy ditëve të fundit janë sekuestruar dy automjete me vlerë rreth 90 mijë euro.

Sipas njoftimit zyrtar, Policia e Shtetit vijon operacionin e koduar “Stolen line”, i cili synon goditjen e rasteve të trafikimit të automjeteve të vjedhura në vende të tjera dhe të futura në territorin shqiptar për t’u shitur.

Reklame

Gjatë fazës së sotme të operacionit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme kanë sekuestruar:

1 automjet tip “Audi”, me vlerë rreth 50 000 euro, i cili nga verifikimet rezultoi i vjedhur në Sllovaki.

Në lidhje me këtë rast u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi S. Sh., 55 vjeç, i dyshuar se e ka sjellë automjetin në Shqipëri me qëllim shitjen.

Ndërkohë, një ditë më parë, në kuadër të të njëjtit operacion, policia sekuestroi:

1 automjet tip “Seat Cupra”, me vlerë rreth 40 000 euro, i dyshuar i vjedhur në Itali.

Për këtë rast u shpall në kërkim shtetasi G. L., i cili dyshohet se ka trafikuar automjetin drejt Shqipërisë për përfitime financiare.

Policia bën me dije se punohet për kapjen e dy shtetasve, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokuroria e Tiranës për veprime të mëtejshme hetimore.

Reklame