Advertisement

Policia e Shtetit ka ndërmarrë një valë ndryshimesh në disa struktura të saj, duke emëruar drejtues të rinj në drejtori të rëndësishme të Policisë Kufitare, si edhe në komisariate të vendit.

Sipas vendimeve të fundit, Arber Zemani është emëruar Drejtor i Kufirit në Vlorë. Ndërkohë, drejtuesi i mëparshëm i këtij sektori është transferuar si specialist në Drejtorinë e Antiterrorit.

Reklame

Në Shkodër, drejtimin e Drejtorisë së Kufirit e ka marrë Agim Basha, i cili më parë ushtronte detyrën në Akademinë e Sigurisë.

Po ashtu, në Durrës është emëruar Drejtor i Kufirit Altin Lila, ndërsa drejtori aktual i këtij sektori, Ermal Lila, është caktuar specialist në Policinë e Shtetit.

Ndryshime janë bërë edhe në Policinë e Tiranës, ku Alfred Cenaj është emëruar shef i Komisariatit të Policisë Nr. 2 në kryeqytet.

Reklame