Rreth orës 14:35 në qytetin e Kukësit, dy shtetas u plagosën me armë zjarri në rrethana ende të paqarta. Viktimat janë identifikuar si Amarildo Cena, 36 vjeç, dhe Sadik Kapica, 65 vjeç.

Nga hetimet paraprake dyshohet se autorë janë vëllezërit Fatri Iseberi, 39 vjeç, dhe Ndricim Iseberi, 38 vjeç, të cilët janë shpallur në kërkim.

Reklame

Shërbimet e Policisë së Shtetit vijojnë kontrollet intensive për kapjen e tyre. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje nën drejtimin e Prokurorisë, duke dokumentuar çdo provë dhe sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Autoritetet bëjnë apel për çdo informacion që mund të ndihmojë kapjen e autorëve.

Reklame