Në mbledhjen e dytë, të zhvilluar më 22 shtator 2026, Bordi vendosi që çmimi i shitjes me pakicë i gazoilit të standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 213 lekë për litër, ndërsa çmimi i shitjes me shumicë të jetë jo më shumë se 201 lekë për litër.
Për benzinën e standardit SSH EN, çmimi maksimal i shitjes me pakicë është përcaktuar në 193 lekë për litër, ndërsa ai me shumicë në 181 lekë për litër.
Çmimet e reja hyjnë në fuqi sot, më 22 shtator, në orën 12:00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, kur do të rivlerësohen në varësi të ndryshimeve të çmimeve të shitjes.
Bordi ka tërhequr vëmendjen e të gjithë operatorëve të tregtimit me shumicë dhe pakicë për detyrimin që kanë për zbatimin e këtyre çmimeve. Në rast të konstatimit të shkeljeve, parashikohet edhe pezullimi i aktivitetit të operatorëve.
Vendimi është marrë në mbështetje të VKM-së nr. 711, datë 16 shtator 2026, për shpalljen e situatës së veçantë në tregun e hidrokarbureve, si dhe në zbatim të legjislacionit për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, gazit dhe nënprodukteve të tyre.
Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Ministria e Financave dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë kanë deklaruar se synimi i masave është mbrojtja e interesave të konsumatorëve dhe ruajtja e parimeve të konkurrencës së ndershme në treg.
Lexo edhe:
Nafta kap rekorde të reja në Shqipëri, arrin 229 lekë për litër















