Advertisement

Një përplasje me tone të ashpra ka ndodhur sot në selinë e Partisë Demokratike, mes sekretarit të përgjithshëm Flamur Noka dhe dy drejtuesve të degëve, atë të Fushë Krujës dhe Krujës, të cilët kundërshtojnë shkrirjen e degëve të tyre në një të vetme.

Sipas burimeve nga selia blu, drejtuesit kanë shkuar për të kërkuar sqarime nga Noka, por diskutimi u tensionua dhe përplasjet me tone të ashpra u dëgjuan edhe jashtë dyerve të PD.

Reklame

Në mbledhje ka qenë i pranishëm edhe deputeti i zonës, Arjan Ndoja, ndërsa situata u qetësua vetëm pas ndërhyrjes së kreut të PD, Sali Berisha, i cili ka ndërmarrë masa për të ulur tonet dhe liruar sallën.

Rreth 60 persona kanë marrë pjesë në takim, dhe pasi nuk është arritur marrëveshje me Flamur Nokën, drejtuesit e degëve kanë kërkuar takim direkt me Berishën. Burime brenda PD bëjnë me dije se degët e Krujës dhe Fushë Krujës po planifikojnë edhe një peticion nëse kërkesat e tyre për mbajtjen e degëve nuk merren parasysh.

Përplasja ka ndodhur pak minuta para se të mblidheshin koordinatorët dhe drejtuesit politikë të partisë në rrethe, duke reflektuar tensionin në brendësi të strukturave lokale të PD.

Reklame