Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, është emëruar Kryeinspektor i Përgjithshëm. Vendimi është marrë në mbledhjen e qeverisë të kësaj të premteje.

Me këtë emërim, Sula zëvendëson Shkëlqim Hajdarin, i cili ka dhënë dorëheqjen nga detyra.

Reklame

Emërimi i një ish-deputeti të opozitës në këtë post vjen në një moment të ndjeshëm institucional dhe pritet të shoqërohet me reagime politike në ditët në vijim.

Reklame