Një hotel në Bahrein është goditur nga një dron iranian. Sipas raportimeve nga mediat ndërkombëtare, gjatë ditës aty kishin qëndruar zyrtarë të Departamentit të Mbrojtjes të SHBA-së.
Bahreini, ashtu si shtetet e tjera arabe të Gjirit, është goditur nga sulmet iraniane në hakmarrje për fushatën masive të bombardimeve amerikane dhe izraelite kundër Republikës Islamike që nga e shtuna. Mbretëria është selia e Flotës së 5-të të SHBA-së.
Reklame
Reklame













