Advertisement

Hetimet ndaj biznesmenit të shëndetësisë Klodian Allajbeu janë zgjeruar, ndërsa pritet që sekuestrimi i telefonit të tij të nxjerrë prova të reja që mund të ndikojnë në rrjedhën e çështjes.

Deklarata u bë nga gazetari Sokol Bregu, i ftuar në emisionin MCN Live, i cili tha se situata këtë herë mund të jetë ndryshe nga hetimet e mëparshme.“Allajbeu i ka shpëtuar shumë herë hetimeve. Prova të reja do të dalin nga sekuestrimi i telefonit”, – u shpreh Bregu.

Reklame

Gazetari ngriti shqetësime edhe për mënyrën e funksionimit të disa shërbimeve spitalore që, sipas tij, operojnë vetëm në strukturat e kontrolluara nga Allajbeu.“Ka disa shërbime spitalore që gjenden vetëm tek Allajbeu. Në spitalin e tij humbën jetën 4 persona dhe nuk u mor asnjë masë. Meqë nuk ka mbajtur asnjëherë përgjegjësi për të gjitha jetët e humbura, të rejat do të dalin nga telefoni”, – deklaroi ai.

Bregu shtoi se hetimi nuk kufizohet vetëm te një tender i kompanisë “Evita”, por përfshin edhe kontrata dhe shërbime të tjera.“Nuk është vetëm Evita, ka dhe të tjerë. Me paratë e shtetit i paska vetëm ky spital këto shërbime dhe jo spitali shtetëror me një buxhet më të madh. Është monopol, është një dëmtim i jashtëzakonshëm”, – tha gazetari.

Sipas tij, hetimet kanë nisur që në shkurt të vitit të kaluar dhe tashmë priten të dhëna të reja nga ekspertimi i telefonit të sekuestruar.“Për shkak të mënyrës dhe forcës që ka në politikë dhe drejtësi, mesa duket këtë herë ka mbetur brenda dhe ka kërkuar telefonin. Dosja ka nisur që në shkurt të vitit të shkuar, dhe tashmë priten të dhëna të reja që mund të ndryshojnë rrjedhën e hetimeve.”

Autoritetet nuk kanë bërë ende një reagim zyrtar mbi përmbajtjen e provave të mundshme, ndërsa hetimet vijojnë.

Reklame