Del FOTO e Artan Myrtajt që iu bë atentat në Sarandë, viktima sapo ishte liruar nga burgu

Personi që shihni në foto është Artan Myrtaj, 44 vjeç, i njohur edhe si “Tani Ruzhdiut”, i cili mbeti i vrarë me armë zjarri në qendër të Sarandës.

Nga atentati ka mbetur i plagosur edhe një kalimtar rasti, Xhevdet Skëndaj.

Sipas të dhënave paraprake, autorët dyshohet se kanë qenë dy persona të maskuar, të cilët lëviznin me motor.

Murtaj rezulton i përfshirë në ngjarjen e 17 korrikut 2025 në lagjen nr.4 Sarandë, ku u plagosën me armë zjarri Ernest Lama dhe Gëzim Hajdaraj nga Kamza.

Autor i plagosjes ishte Ramadan Zoto 44 vjeç, ndërkohë që Artan Murtaj, Klaus Jacaj dhe Erjon Canaj e ndihmuan atë në ngjarje dhe gjatë arratisjes.Mësohet se viktima Artan Myrtaj  sapo ishte liruar nga burgu.

Lexo edhe:

Atentat në qendër të Sarandës/ Vritet 42-vjeçari Artan Myrtaj, plagoset edhe një kalimtar

Atentat në qendër të Sarandës/ Vritet 42-vjeçari Artan Myrtaj, nëna e moshuar shpërthen në lot mbi trupin e të birit

Nese ju duhet ndihme, kontaktoni
Exit mobile version