Detaje të reja janë zbardhur nga krimi i rëndë në Sarandë. Mësohet se 44-vjeçari Artan Myrtaj, i cili u vra në Sarandë, sapo ishte ulur për kafe në një lokal pranë kryqëzimit të ish-agjencia, kur dy autorët, që kishin ardhur nga rruga “Lefter Talo”, iu afruan dhe qëlluan të paktën dy herë.
Kafja ndodhet në mes të qytetit të Sarandës, ndërsa 42-vjeçari sapo ka pikasur autorët tentoi të të largohej me vrap drejt rrugës “Vangjel Pandi”.
Dyshohet se të dy autorët kanë qëlluar me armë zjarri dhe ai u vra në mes të rrugës.
Duhet theksuar se viktima, me nofkën “Tani Ruzhdiut”, rezulton të ketë pasur precedentë penalë dhe të jetë përfshirë në një ngjarje të rëndë të ndodhur në qytetin bregdetar në korrik të vitit 2025.
Ai ishte arrestuar nën dyshimin për “përkrahje të autorit të krimit”, pas plagosjes me armë zjarri të dy vëllezërve.
Pas këtij episodi, mësohet se në Sarandë nisën një seri episodesh hakmarrjeje.
Myrtaj rezulton po ashtu i dënuar më parë për vjedhje, ndërsa njihej edhe si përdorues i lëndëve narkotike.
Lexo edhe:
Del FOTO e Artan Myrtajt që iu bë atentat në Sarandë, viktima sapo ishte liruar nga burgu






