EMRAT/ Hetimet për vrasjen e Ferdinand Hotit në Itali, arrestohet një shqiptar dhe e dashura e tij

Hetimi për vrasjen e Ferdinand Hotit, 35-vjeçarit shqiptar të gjetur të vdekur më 8 shtator pranë lumit Tergola në San Giorgio delle Pertiche, ka çuar në një pistë të re të mundshme, atë të trafikut të drogës, sipas mediave fqinje.

Një operacion droge i kryer paralelisht me hetimin për vrasjen e Hotit çoi në arrestimin e Eris Makajt dhe të dashurës së tij, Noemi Karibba, e cila tani ndodhet në burg në Padova me urdhër të gjykatësit.

Autoritetet e kishin monitoruar Makajn prej kohësh. Hetuesit dyshojnë se ai shpërndante drogë në doza. Oficerët i gjetën dhe sekuestruan 800 gramë hashash, afërsisht 200 gramë kokainë dhe 2,000 euro para të gatshme.

Sipas hetimeve, Eris Makaj mund të jetë i lidhur me Luigi Makajn, 44 vjeç, i cili u arrestua korrikun e kaluar në Mirano, së bashku me bashkëqytetarin e tij shqiptar Amiol Gjoka, 39 vjeç, për tentativë vrasjeje dhe posedim të paligjshëm të një arme zjarri.

Gjoka u akuzua për vrasjen e një 25-vjeçari i cili dyshohet se ishte i përfshirë në rrjetin e trafikut të drogës të Makajt dhe po përpiqej të arratisej. Lidhjet me vrasjen e Hotit janë ende hipotetike, por hetimi po vazhdon, duke marrë në konsideratë edhe këtë pistë.

Lexo edhe:

42-vjeçari ekstradohet nga Italia drejt Shqipërisë, do të vuajë 15 vite burg

EMRI/ Identifikohet shqiptari që u vra gjatë tentativës së grabitjes në Itali

Nese ju duhet ndihme, kontaktoni
Exit mobile version