Përplasja e biznesmenëve në Vlorë/ Reagon Rama: Do shpronësojmë për interes publik të gjithë atë zonë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për përplasjen e djeshme mes dy biznesmenëve në Vlorë, duke e cilësuar ngjarjen si një “konflikt banal dhe brutal”.

Rama tha se pas analizimit të situatës dhe hartës pronësore të zonës, sipas tij, është e nevojshme që “t’i jepet fund asaj historie”, duke paralajmëruar një mesazh për të gjithë ata që zhvillojnë apo menaxhojnë asete turistike.

“Historia e djeshme e konfliktit banal dhe brutal mes dy ndërtuesve dhe nga ana tjetër një analizë e hartës pronësore të zonës në fjalë na ka bindur se jo vetëm duhet t’i japim fund asaj historie, por duhet edhe t’i japim një mesazh të qartë të gjithë atyre që zhvillojnë apo edhe menaxhojnë asete turistike”, u shpreh Rama.

Kryeministri theksoi se investitorët dhe punonjësit e sektorit të turizmit duhet të kenë një tjetër qasje ndaj zhvillimit të këtij sektori.

“Ata duhet të kuptojnë që nuk mund ta cenojnë me qasjet dhe me sjelljet e tyre lënduese atë që është një mision i madh kombëtar, misioni ynë i Shqipërisë turistike”, deklaroi ai.

Rama shtoi se ky mision shkon përtej transformimit fizik të vendit dhe kërkoi që aktorët e turizmit, nga investitorët deri te punonjësit, të sillen si “ambasadorë të turizmit shqiptar”, edhe në marrëdhëniet mes tyre.

Përplasja e djeshme në një resort në zonën e Radhimës përfundoi me disa persona të arrestuar, ndërsa policia vijon hetimet për të zbardhur rrethanat dhe motivet e konfliktit.

Lexo edhe:

Grupi i armatosur te “Regina Palm”/ Bedinaj pretendon gjobën 5 mln €, Muça: Konflikt pronësie!

Gjobë 5 milionë euro dhe ultimatum 48 orë për t’u larguar nga Shqipëria, policia zbardh ngjarjen në Vlorë

Nese ju duhet ndihme, kontaktoni
Exit mobile version