Gjykata e Tiranës ka lënë të lirë 14 protestuesit e arrestuar mbrëmjen e 1 shtatorit, gjatë protestës dhe rrethimit të godinës së Kryeministrisë.
Bëhet fjalë për shtetasit, Dritan Goxhaj, Junik Matoshi, Edison Lika, Erlind Almeta, Sokol Bushi, Lulzim Gjini, Valtion Shameti, Florian Manarkolli, Desiderjo Alimuçaj, Bora Mitrovica, Arvina Lleshi, Ylli Brahaj, Arben Kola dhe Aumiraldi Dalliu.
Ata u arrestuan mbrëmjen e 1 shtatorit, pasi rrethuan godinën e qeverisë, në momentin kur u mësua se Edi Rama ndodhej në zyrën e tij.
Ndaj tyre kishte dyshime për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.
Megjithatë në përfundim të seancës, gjykata ka vendosur t’i lërë të lirë.
Lexo edhe:
Frikë nga protesta! Rama ndryshon vendin e takimit, ministrat mblidhen në vilën qeveritare






