Shkelma e grushta/ Dalin PAMJET e sherrit në Golem, si u dhunua kamarieri i hotel “Flar”

Pamjet që shikoni në videon e mëposhtme janë nga ngjarja e rëndë e regjistruar pak ditë më parë në Golem, ku kamarieri i hotel “Flar” është dhunuar barbarisht.

Siç mund të shihet dhe nga pamjet, kamarieri 18-vjeçar, Genti Nela është dhunuar me grushta e shqelma, nga Florian dhe Arbër Habilaj, djemtë e pronarit të hotelit si edhe Enold Dragoti, shoku i pronarit.

Sipas raportimeve në media, sherri kishte nisur pasi 18-vjeçari kishte kërkuar pagesën për punë ne kryer në hotel. Sherri ka degraduar në përplasje fizike, ndërsa janë përfshirë edhe persona të tjerë.

Pas episodit të dhunës, Gjykata e Durrësit caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” me afat 45 ditë, për Florian Habilajn si edhe për Enold Dragotin, shoku i pronarit që gjithashtu u përfshi në episodin e dhunshëm. Të dy akuzohen për vrasje me dashje e mbetur në tentativë.

Për vlerësimin e masës së sigurisë, në Gjykatë doli edhe xhaxhai i 18-vjeçarit, Melison Nela, i cili po ashtu u la në qeli nën akuzë për armëmbajtje pa leje. Pasi mori vesh lajmin se nipi i tij u dhunua, Melison Nela mori kallashin dhe shkoi të vrasë pronarët e hotelit. Ngjarja e rëndë u parandalua nga policia, e cila ndëryri për arrestimin e tij dhe dhunuesve të 18-vjeçarit.

Në kërkim rezulton ende djali tjetër i pronarit, Arbër Habilaj, 36 vjeç, ndërsa dhëndri 36-vjeçar i pronarit, po hetohet në gjendje të lirë.

Lexo edhe:

6 minuta nga nisja e sherrit te largimi i Sokrat Vatës, kamerat zbardhin dinamikën e vrasjes në Ksamil

Dëshmia e DJ-së së “Principote”: Si u largua Sokrat Vata pas sherrit fatal në Ksamil

Nese ju duhet ndihme, kontaktoni
Exit mobile version