Aksident në Unazën e Madhe pranë Farkës, përplasen dy mjete, dyshohet për dy të plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar në Unazën e Madhe, pranë zonës së Farkës, duke shkaktuar bllokim të qarkullimit.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet është përplasur me një fadromë, ndërsa të dyja mjetet janë përmbysur dhe kanë përfunduar në mes të rrugës.

Nga të dhënat e para nga vendngjarja, dyshohet se dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e aksidentit.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës mjekësore dhe efektivët e Policisë Rrugore, të cilët po merren me situatën.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për lehtësimin e qarkullimit, ndërsa vijojnë verifikimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

 

Lexo edhe:

Aksident i rëndë te TEG-u, betonierja del nga rruga dhe bie poshtë urës: 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë

Aksidenti në TEG, publikohen pamjet e momentit tragjik

Nese ju duhet ndihme, kontaktoni
Exit mobile version