Aksident i rëndë te TEG-u, betonierja del nga rruga dhe bie poshtë urës: 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Unazën e Madhe të Tiranës, në afërsi të TEG-ut, ku një betonierë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar poshtë një ure.

Sipas informacioneve paraprake, betonierja është përplasur me një automjet tip fuoristradë, i cili është dëmtuar rëndë dhe është shkatërruar pothuajse plotësisht nga përplasja.

Nga aksidenti raportohet se një person ka humbur jetën, ndërsa një tjetër ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Informacionet janë paraprake dhe pritet konfirmimi zyrtar nga autoritetet për numrin e viktimave dhe të plagosurve.

Dyshohet se drejtuesi i betonieres ka humbur kontrollin gjatë lëvizjes, duke bërë që mjeti i tonazhit të rëndë të dalë nga karrexhata dhe të përfundojë poshtë urës, ndërsa më pas ka ndodhur përplasja me automjetin fuoristradë.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe ekipet e emergjencës, të cilat po punojnë për nxjerrjen e personave të përfshirë në aksident dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Hetimet vijojnë për të përcaktuar dinamikën e saktë të aksidentit dhe shkaqet që çuan në humbjen e kontrollit të mjetit të tonazhit të rëndë.

Lajmi mbetet në zhvillim.

AKSIDENT I RËNDË NË GRAMSH/ Automjeti del nga rruga dhe përmbyset disa herë, dy të plagosur

Nese ju duhet ndihme, kontaktoni
Exit mobile version