Himarë/ Jet Ski rrezikoi pushuesit në Bunec, Policia e bllokon dhe gjobit drejtuesin me 300 mijë lekë

Një mjet lundrues Jet Ski është bllokuar nga Policia Kufitare në plazhin e Bunecit, në Himarë, pasi kishte shkelur perimetrin e sigurisë dhe po rrezikonte pushuesit.

Policia bën me dije se ndërhyrja u krye menjëherë pas raportimit të pushuesve në adresë të Policisë së Shtetit për mjetin lundrues që po lëvizte në zonën e sigurisë së plazhit.

Shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare, organizuan ndërhyrjen dhe lokalizuan Jet Ski-n.

Mjeti lundrues u bllokua, ndërsa drejtuesi, shtetasi me inicialet A. Gj., u ndëshkua me masë administrative prej 300 mijë lekësh të rinj, për shkeljen e perimetrit të sigurisë në zonën e plazhit.

Policia e Shtetit ka falënderuar pushuesit për bashkëpunimin dhe u ka bërë thirrje qytetarëve që të vijojnë të denoncojnë çdo rast të shkeljes së rregullave që mund të cenojë sigurinë publike, në numrin pa pagesë 112.

Sipas Policisë, reagimi i shpejtë dhe bashkëpunimi me qytetarët janë të rëndësishëm për parandalimin e ngjarjeve që mund të rrezikojnë jetën dhe sigurinë e pushuesve gjatë sezonit turistik.

Lexo edhe:

Pensioni nuk mjafton për muajin? Ja shpenzimet që rëndojnë më shumë familjet shqiptare

Dhërmi, 12-vjeçari drejtonte Jet Ski, gjobitet pronari dhe bllokohet mjeti lundrues

Nese ju duhet ndihme, kontaktoni
Exit mobile version