Zjarri në Krujë vihet plotësisht nën kontroll, mbi 400 efektivë në terren

Zjarri masiv që përfshiu Malin e Krujës është vënë plotësisht nën kontroll që prej orës 06:00 të mëngjesit, pas një operacioni të gjatë gjatë gjithë natës.

Sipas informacionit të bërë publik, një pjesë e zjarrit të mbetur në majë të malit po menaxhohet nga ajri, me mbështetjen e dy helikopterëve të Forcës Ajrore.

Situata në zonë paraqitet e qetë, ndërsa ndërhyrja e koordinuar e strukturave operacionale ka bërë të mundur shmangien e një situate më të rëndë.

Në operacion janë angazhuar mbi 200 efektivë zjarrfikës dhe mbi 200 efektivë të Forcave të Armatosura, të cilët kanë punuar pa ndërprerje gjatë gjithë natës në të gjithë perimetrin e zonës së prekur.

Pjesa më e madhe e forcave tashmë është rishpërndarë, ndërsa në terren vijon monitorimi për të parandaluar riaktivizimin e vatrave.

Nga zjarri është shkrumbuar vetëm një godinë, një magazinë në pronësi të një biznesi. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar dhe asnjë banesë nuk është djegur.

Strukturat operacionale vijojnë të monitorojnë zonën, ndërsa helikopterët e Forcës Ajrore po ndërhyjnë në pjesën e mbetur në majë të malit.

Autoritetet kanë shprehur mirënjohje për të gjithë efektivët që u angazhuan gjatë orëve të natës në përballimin e zjarrit masiv.

Lexo edhe:

Rama reagon për zjarret në Krujë: Tre helikopterë të Forcës Ajrore në terren

Zjarri masiv në malin e Krujës dëmton linjën e tensionit të lartë, banorët mbeten pa energji

Nese ju duhet ndihme, kontaktoni
Exit mobile version