Policia Rrugore e Elbasanit ka intensifikuar kontrollet në të gjitha akset rrugore urbane dhe interurbane të qarkut, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë në rrugë.
Gjatë periudhës 27 korrik – 2 gusht 2026, kontrollet me patrulla, radarë dhe mjete logjistike kanë evidentuar 9 raste të drejtimit të automjeteve në mënyrë të parregullt, të gjitha për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.
Nga këto raste, 3 drejtues mjetesh janë arrestuar, ndërsa 6 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.
Sipas Policisë Rrugore, gjatë kësaj periudhe janë vendosur gjithsej 1787 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.
Shkeljet kryesore të konstatuara janë:
- 1000 masa për tejkalim të shpejtësisë së lejuar;
- 301 masa për parakalime të gabuara;
- 32 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;
- 14 masa për drejtim nën efektin e alkoolit;
- 85 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
- 58 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;
- 297 masa për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit.
Gjithashtu, gjatë javës janë pezulluar 3 leje drejtimi për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Policia Rrugore e Elbasanit bën të ditur se kontrollet do të vijojnë në të gjitha rrugët e qarkut, me fokus parandalimin e aksidenteve dhe ndëshkimin e drejtuesve që nuk respektojnë rregullat.
Autoritetet u bëjnë apel drejtuesve të mjeteve të shmangin drejtimin pas konsumimit të alkoolit, të respektojnë kufijtë e shpejtësisë dhe të përdorin pajisjet e sigurisë.
Qytetarët ftohen të denoncojnë çdo shkelje të rregullave të qarkullimit në numrin pa pagesë 112.
Lexo edhe:
Rrugorja në Dibër kontrolle me dron dhe radar, 1858 drejtues mjetesh të ndëshkuar në korrik





