SHBA: Shqipëria ratifikon marrëveshjen për kredi 302 milionë dollarë për modernizimin e Forcave të Armatosura

Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar ratifikimin dhe nënshkrimin nga Shqipëria të një kredie të re prej 302 milionë dollarësh, për financim ushtarak të huaj (FMF), e cila synon të mbështesë modernizimin e Forcave të Armatosura shqiptare.

Sipas njoftimit të SHBA-së, financimi do të ndihmojë Shqipërinë në përmbushjen e angazhimit të mbrojtjes të përcaktuar në Hagë, që parashikon rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen në 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto deri në vitin 2035.

Kredia FMF do të përdoret për të mbështetur prokurimin e kapaciteteve të rëndësishme me origjinë amerikane, duke kontribuar në modernizimin e Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Shtetet e Bashkuara vlerësojnë gjithashtu se ky financim do të ndihmojë në forcimin e aftësisë së Evropës për të marrë një rol më të madh në garantimin e sigurisë dhe mbrojtjes së saj.

Në njoftim, SHBA thekson se Shqipëria, si aleate e NATO-s, ka pasur një përafrim të ngushtë me Shtetet e Bashkuara në çështje të rëndësishme të politikës së jashtme. Shqipëria përmendet gjithashtu si anëtare themeluese e Board of Peace të Presidentit Donald Trump.

Financimi i ri pritet të luajë një rol në forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të Shqipërisë dhe në rritjen e bashkëpunimit strategjik me Shtetet e Bashkuara në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Lexo edhe:

Nufi kundër PD-së: Marrëveshja me SHBA për pajisjet ushtarake nuk është çështje politike

Nufi kundër PD-së: Marrëveshja me SHBA për pajisjet ushtarake nuk është çështje politike

Nese ju duhet ndihme, kontaktoni
Exit mobile version