TENSIONE NË PROTESTË. Qytetari humb ndjenjat, protestuesit kërkojnë ambulancën

Një qytetar ka humbur ndjenjat gjatë tensioneve mes protestuesve dhe policisë në protestën e zhvilluar sot para Kuvendit.

Qytetari është shtrirë në tokë në gjendje të fikti, ndërsa protestuesit janë mbledhur rreth tij dhe u kanë kërkuar forcave të policisë të thërrasin ambulancën.

Protesta po zhvillohet gjatë seancës plenare të Kuvendit, ndërsa policia ka vendosur një kordon për të mbajtur protestuesit larg Parlamentit. Raportimet e sotme konfirmojnë se zona përreth Kuvendit është rrethuar me barriera dhe se gjatë përplasjeve janë shoqëruar disa protestues.

Sipas raportimeve nga terreni, Forcat “Shqiponja” i kanë shtyrë protestuesit nga zona e Xhamisë së Namazgjasë në drejtim të Kishës Katolike, ku qytetari ka pësuar të fikët.

Pas incidentit, në vendngjarje ka mbërritur ambulanca, e cila i ka dhënë qytetarit ndihmën e nevojshme mjekësore.

Protesta e sotme shënon ditën e 117-të të tubimeve të qytetarëve, ndërsa tensionet janë shtuar pas ndërhyrjes së policisë dhe shoqërimit të disa protestuesve.

Lexo edhe:

Skandali i SHISH, “zbret” në Kuvend. Sot dy interpelanca dhe protestë jashtë Parlamentit

Akuzat ndaj ish-kreut të SHISH, Toni Gogu me gjuhën e Ramës: Përgjegjësia është individuale

Nese ju duhet ndihme, kontaktoni
Exit mobile version