Të shtëna me armë nga një jaht përballë Palasës, Policia vihet në ndjekje

Një incident i dyshuar me armë zjarri është raportuar mbrëmjen e sotme në det, përballë Palasës, në Himarë.

Sipas Policisë, rreth orës 21:00 është marrë njoftim se nga një jaht që ndodhej në det, përballë Palasës, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në ajër.

Pas marrjes së informacionit, shërbimet e Policisë Kufitare dhe të Njësisë Policore Detare janë vënë menjëherë në ndjekje të jahtit, me qëllim ndalimin dhe verifikimin e rrethanave të ngjarjes.

Paralelisht, janë angazhuar edhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë dhe të Stacionit të Policisë Dhërmi, të cilat kanë nisur kontrollet nga toka përgjatë vijës bregdetare.

Policia bën me dije se ndjekja e mjetit lundrues vijon, ndërsa autoritetet po punojnë për të verifikuar informacionin dhe për të dokumentuar plotësisht ngjarjen.

Në përfundim të operacionit për ndalimin e jahtit dhe pas kryerjes së veprimeve të para hetimore, Policia pritet të japë informacion të plotë mbi rrethanat e incidentit.

Deri në këtë fazë, nuk ka të dhëna zyrtare për persona të lënduar apo për identitetin e personave që ndodheshin në bordin e jahtit.

Lexo edhe:

“Hyri me forcë brenda rrethimit”/ Policia kërkon ndjesë për raportimin e gabuar në Zvërnec, pezullohet drejtori i Vlorës

Armë, makinë e blinduar dhe persona në kërkim, policia godet grupin kriminal në Vlorë (EMRAT)

Nese ju duhet ndihme, kontaktoni
Exit mobile version