BBC i kushton artikull protestave në Shqipëri, Rama: Janë shenjë e një shoqërie të shëndetshme demokratike

BBC i ka kushtuar një artikull protestave që po zhvillohen në Tiranë, duke analizuar arsyet e mobilizimit qytetar dhe duke publikuar edhe një prononcim të kryeministrit Edi Rama.

Sipas medias britanike, protesta që fillimisht nisi me shqetësime për çështje mjedisore është shndërruar në një lëvizje më të gjerë, ku qytetarët kanë shprehur pakënaqësitë e tyre për sistemin arsimor, shërbimin shëndetësor, nivelin e pagave dhe rritjen e kostos së jetesës.

Artikulli thekson se protestuesit kanë vijuar demonstratat prej 34 ditësh, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie teknike.

Në reagimin e tij për BBC, kryeministri Rama i cilësoi protestat si pjesë të funksionimit normal të një demokracie.”E kam thënë që nga dita e parë: dua një drejtësi që nuk duket majtas, nuk duket djathtas, por duket drejt. Një drejtësi që nuk mund të blihet, nuk mund të ushtrohet presion dhe nuk mund të kontrollohet nga distanca”, është shprehur Rama.

Kryeministri theksoi gjithashtu se reforma në drejtësi mbetet, sipas tij, një nga arritjet më të rëndësishme të qeverisjes socialiste.”Ky është kontributi më i madh që Partia Socialiste do t’i japë këtij vendi, sepse nuk do të kontribuojë vetëm duke bërë reforma, por duke i dhënë lëkurën e vet vendit”, deklaroi Rama.

Artikulli i BBC vjen në një kohë kur protestat në kryeqytet vijojnë të tërheqin vëmendjen e opinionit publik dhe të mediave ndërkombëtare.

Rama: Protesta qytetare u zëvendësua nga dhuna dhe konflikti politik

Rama reagon pas protestës para Kuvendit: Kalimi në dhunë fizike është produkt i dështakëve

Nese ju duhet ndihme, kontaktoni
Exit mobile version