Policia e Shtetit hap garën për drejtuesit e rinj në qarqe, 21 kandidatë në testim (EMRAT)

Në Drejtorinë e Përgjithshme të Policia e Shtetit është zhvilluar këtë të martë procesi konkurrues për plotësimin e vendeve vakante në drejtimin e disa drejtorive vendore të policisë në qarqe.

Në garë marrin pjesë 21 punonjës policie, të cilët po i nënshtrohen vlerësimit përmes testimit dhe intervistimit nga komisioni përkatës. Në përfundim të procesit, kandidatët do të renditen sipas pikëve të grumbulluara dhe nga lista fituese do të përzgjidhen katër drejtues të rinj.

Emërimet pritet të bëhen për drejtoritë vendore të policisë në qarqet Durrës, Lezhë, Fier dhe Kukës.

Ndërkohë, vakanca mbeten ende edhe për drejtuesit e policisë në Tiranë dhe Vlorë, për të cilat pritet të hapet një procedurë e veçantë konkurrimi në një fazë të mëvonshme.

Procesi shihet si pjesë e rotacionit dhe riorganizimit të drejtuesve në strukturat vendore të rendit, me synim rritjen e performancës dhe eficiencës së drejtimit policor në terren.

LISTA E KANDIDATEVE

Adriatik Tafçiu
Arjanit Arapi
Artion Duka
Ermal Muçaj
Ervin Hodaj
Erzen Cera
Gjovalin Loka
Ndue Doçi
Xhevahir Karaj
Alfred Nomani
Alfred Elezi
Alket Shatro
Arben Nasufi
Ardrit Elmazi
Dashamir Spaho
Edvin Ndreu
Erion Ahmeti
Hergis Jica
Lorenc Shehu
Lorenc Meta
Ylli Doda

Nese ju duhet ndihme, kontaktoni
Exit mobile version