Ministri grek i Mbrojtjes viziton nesër Tiranën, takime me Ramën dhe Kryepeshkopin Joan

Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Dendias, do të zhvillojë nesër një vizitë zyrtare në Tirana.

Sipas informacioneve, fillimisht Dendias do të takohet me homologun e tij shqiptar, Ermal Nufi, ku pritet të diskutohen çështje që lidhen me bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Më pas, ministri grek do të pritet në një takim nga kryeministri Edi Rama, ndërsa agenda parashikon edhe një drekë pune në rezidencën kryeministrore.

Në orët e pasdites, Nikos Dendias do të zhvillojë gjithashtu një takim me Fortlumturinë e Tij, Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Joan.

Nese ju duhet ndihme, kontaktoni
Exit mobile version