Nafta rritet sërish, në Tiranë arrin deri në 217 lekë/litër

Një ditë pasi kryeministri Edi Rama paralajmëroi karburantet që të mos abuzojnë me çmimin e naftës ose në të kundërt do të rikthehet Bordi i Transparencës, çmimi i naftës ka pësuar brenda 24 orëve rritje me 15 lekë.

Në disa pika karburanti në Tiranë, nafta po tregtohet deri në 217 lekë/litri.

Që prej nisjes së luftës në Lindjen e Mesme, çmimi i naftës në Shqipëri ka pësuar një rritje me 40-45 lekë për litër. Ndërsa tendenca globale flet për një rritje të vazhdueshme.

Menjëherë pasi Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli sulmuan për herë të parë Iranin më 28 shkurt, analistët paralajmëruan se lufta mund t’i çonte çmimet e naftës mbi 100 dollarë për fuçi.

 

Tani, më pak se tre javë në konflikt, vëzhguesit e tregut po e shqyrtojnë seriozisht mundësinë që çmimet të kalojnë 150 ose edhe 200 dollarë, shkruante sot “Al Jazeera”.

Nese ju duhet ndihme, kontaktoni
Exit mobile version