Akuzohet për kultivim lëndësh narkotike, arrestohet 44-vjeçari në Shkodër (EMRI)

Një operacion i suksesshëm i Policisë Shkodër ka çuar në kapjen dhe arrestimin e një shtetasi të shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike në fshatin Prekal.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve, në bashkëpunim me Forca e Posaçme ‘Shqiponja’ dhe Forcën Operacionale, ndaluan shtetasin Gjovalin Guri,  44 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Në momentin e ndalimit, tek shtetasi u gjet një mjet prerës (thikë), i cili u sekuestrua si provë materiale.

Hetimet kanë treguar se në vitin 2021, ky shtetas ka kultivuar 90 bimë narkotike në fshatin Prekal, njësia administrative Postribë, të cilat u zbuluan dhe u asgjësuan nga shërbimet e Policisë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme.

Një tjetër goditje e rëndësishme kundër kultivimit të drogës në Shkodër, ndërsa autoritetet paralajmërojnë vazhdimin e kontrolleve në zonat e dyshuara.

Nese ju duhet ndihme, kontaktoni
Exit mobile version