Ka përfunduar në GJKKO seanca për verifikimin e masës së sigurisë dhe marrjen në pyetje të të dyshuar për përkrahjen e Ergys Agasit gjatë kohës kur ky i fundit ishte person në kërkim.
Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e arrestit në burg për të dy.
3 fotot e ekspertizës së Land Rover-it
Sipas të dhënave të bëra publike nga hetimi, Fatjon Kalluçi, me detyrë shef i Policisë Shkencore, dyshohet se në muajin gusht, para arrestimit të Agasit, i ka dërguar atij tre fotografi të ekspertizës së një automjeti “Land Rover Defender”, me targë GG444AA.
Automjeti ishte gjetur në ambientet e “Equos Resort”. Sipas hetimit, këto të dhëna janë zbuluar në telefonin e Ergys Agasit.
Sulejmani dyshohet se i dërgonte ushqime
Në të njëjtën dosje, Embro Sulejmani, i cili punonte si kryekamarier, dyshohet se i dërgonte ushqime në banesën ku Ergys Agasi qëndronte i fshehur.
Edhe këto të dhëna, sipas hetuesve, janë zbuluar nga përmbajtja e telefonit të Agasit.
Mbrojtja kërkon moskompetencën
Gjatë seancës, avokatët e dy të arrestuarve pritet t’i kërkojnë gjykatës shpalljen e moskompetencës, ndërsa kanë kërkuar edhe kohë për t’u njohur me aktet e dosjes.
Të dy personat janë nën hetim dhe pretendimet e mësipërme janë pjesë e materialeve të hetimit; përgjegjësia penale do të përcaktohet nga gjykata me vendim përfundimtar.
Lexo edhe:
Skandali i SHISH, “zbret” në Kuvend. Sot dy interpelanca dhe protestë jashtë Parlamentit
Akuzat ndaj ish-kreut të SHISH, Toni Gogu me gjuhën e Ramës: Përgjegjësia është individuale






