Shkodër / Shpërndanin drogë nëpër qytet, 3 të arrestuar

Shkodër – Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin e koduar “Rotondo”, duke goditur tre raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike në qytet.

Si rezultat i operacionit, u vunë në pranga tre shtetas:

  • K. Gj., 27 vjeç, banues në fshatin Bregu i Lumit, Shkodër;

  • F. N., 26 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri;

  • J. Ç., 25 vjeç, banues në Shkodër.

Sipas policisë, shtetasi K. Gj. u kap në flagrancë në rrethrrotullimin e fshatit Stom Golem, teksa lëvizte me një automjet tip “Land Rover”. Gjatë kontrollit iu gjet një sasi lënde narkotike kanabis dhe një mjet prerës (thikë).

Ndërkohë, F. N. u kap në sheshin “Luigj Gurakuqi”, dhe J. Ç. në sheshin “Nënë Tereza”, ku të dy iu sekuestruan sasi lëndësh narkotike të ndara në doza, gati për shitje.

Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme. Operacioni u realizua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe Seksionin e Mbështetjes Operacionale të Hetimit, duke u bazuar në informacionet e administruara në rrugë operative.

Nese ju duhet ndihme, kontaktoni
Exit mobile version