“Çifti Brunilda Isufi dhe Mauro Borghi helmuan shqiptarët me djathë”

Djathi me Listeria u shit në treg, por përgjegjësia duket se mbyllet me një gjobë. AKU njoftoi se 120 kg djathë Brie i importuar nga Italia ishin shpërndarë dhe shitur te konsumatorët, ndërsa kompania importuese nuk kishte një sistem të plotë gjurmueshmërie.

Kompania u gjobit për mungesën e gjurmueshmërisë, por mbeten pikëpyetje për kontrollin e saj si importuese ushqimore.

Nëse një biznes që fut ushqime në treg nuk është në gjendje të tregojë menjëherë se ku ka përfunduar një produkt problematik, sa serioz është në të vërtetë kontrolli i zinxhirit ushqimor?

Gjithashtu, si lejohet që një produkt me alarm për Listeria të arrijë te konsumatori dhe pse reagimi i autoriteteve vjen pasi produkti është shitur?

Në qendër të rastit është “INITALY RISTO & GUSTO SH.P.K.”, me pronare dhe administratore Brunilda Isufin. Kompania e themeluar 11 vite më parë dhe .e kapital rreth 500 mijë euro ka si objekt veprimtarie import-eksport produkte ushqimore dhe donacione (bamirësi).

Përmes kësaj kompanie bamirësja deklaron deri në 250 mijë euro fitime në vit. Pas importit, shpërndarjes dhe tregtimit të produkteve ushqimore autentike italiane kryesisht për restorante në Shqipëri qëndron Mauro Borghi nga Modena e Italisë, i cili është bashkëshorti i zonjës Brunilda Isufit.

Biznesmeni italian qëndron edhe pas një kompanie ndërtimi në Tiranë, përmes të cilës dyshohet se pastron para.

Rasti ngre kritika edhe për AKU-në, a mjafton një gjobë kur produkti potencialisht i rrezikshëm ka përfunduar tashmë te konsumatori? Konsumatori ka të drejtë të dijë jo vetëm që u vendos një gjobë, por kush dështoi, sa produkt u shit dhe çfarë u bë për të mbrojtur qytetarët./ Marrë me të njëjtin titull nga “JOQ Albania

Lexo edhe

Parashikimi i motit për ditën e sotme, mot i qëndrueshëm dhe me kthjellime

Horoskopi, 24 shtator. Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Nese ju duhet ndihme, kontaktoni
Exit mobile version