Apeli i GJKKO-së lë në fuqi dënimin me burg për kryebashkiakun e Rrogozhinës, lëshohet urdhër-arrest për Edison Memollën

Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla, është dënuar përfundimisht me burg edhe nga Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ndërsa ndaj tij është lëshuar urdhër-arrest, pasi nuk u paraqit në seancën gjyqësore.

Memolla u shpall fajtor për veprën penale “korrupsion aktiv në zgjedhje”, duke u bërë një nga rastet e rralla kur një kryebashkiak në detyrë dënohet me burg për krime zgjedhore, megjithëse me dënim minimal.

Gjykata e Posaçme shpalli më 24 janar 2025 vendimin e shkallës së parë ndaj Memollës dhe tre të pandehurve të tjerë, duke i deklaruar të gjithë fajtorë. Kryebashkiaku socialist u dënua me 1 vit burg, në përputhje me kërkesën e SPAK, ndonëse ligji parashikon dënim nga 1 deri në 5 vite burg për këtë vepër penale.

Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi këtë vendim, ndërsa mungesa e Memollës në seancë ka sjellë lëshimin e urdhër-arrestit për ekzekutimin e dënimit.

Sipas SPAK, gjatë zgjedhjeve të pjesshme lokale të 6 marsit 2022, Edison Memolla ka ushtruar ndikim mbi elektricistin Blerim Xhamani, duke i kërkuar që të mos i ndërpriste energjinë elektrike një abonenti debitor, me qëllim sigurimin e votës në favor të tij.

Po ashtu, Memolla dyshohet se ka komunikuar me Xhamanin për punësime në Bashkinë Rrogozhinë, në këmbim të mbështetjes elektorale.

Xhamani u dënua me 1 vit burg për “korrupsion aktiv në zgjedhje” dhe “falsifikim dokumentesh”, pasi në bashkëpunim me Isuf Toskun falsifikuan procesverbalet e ndërprerjes së energjisë elektrike, duke paraqitur të dhëna të rreme. Tosku u dënua me 8 muaj burg, por iu pezullua ekzekutimi dhe u vendos në shërbim prove.

Ndërkohë, Ndriçim Tafxhafa u dënua gjithashtu me 1 vit burg, pasi i kishte premtuar një shtetaseje shlyerje detyrimesh ndaj OSHEE dhe strehim, në këmbim të votës.

Vendosja e dënimeve minimale për krime zgjedhore ka ngritur shqetësime serioze tek organizatat e shoqërisë civile që monitorojnë proceset zgjedhore. Organizata Qëndresa Qytetare e ka cilësuar këtë çështje si “provë zjarri për SPAK”, duke theksuar se përdorimi i burimeve publike për qëllime elektorale mbetet një nga plagët kryesore të zgjedhjeve në Shqipëri.

Nga ana e saj, SPAK ka mbrojtur dënimin e kërkuar, duke deklaruar se ai është në përputhje me rrethanat konkrete të veprës penale, edhe pse debati mbi ashpërsinë e ndëshkimeve mbetet i hapur.

Përgjimi – Biseda telefonike:

Kryetari: Alo!

Zonja: Alo!

Kryetari: Përshëndetje?

Zonja: Përshëndetje?

Kryetari: Si jeni?

Zonja: Mirë, po ti?

Kryetari: Më fal se nuk më del numri?

Zonja: E di që nuk del numri? nuk e ke numrin tim ti, prandaj nuk të del?

Kryetari: Po më thuaj?!

Zonja: Unë jam goca e ?

Kryetari: Çfarë halli kishe?

Zonja: Të thashë unë ty atë ditë për dritat, se më kanë ardhur për të më prerë dritat

Kryetari: Eee? t?i prenë?! I thashë unë atij çunit?

Zonja: Jo, ai çuni është aty përjashta? Unë s?kam mundësi të paguaj?

Kryetari: Po a është aty ai çuni? Foli të dali njëherë në telefon?

Zonja: O Land, ku iku ai çuni?! Na çoje një çikë telefonin, t?i foli atij xhaxhi kryetari. Prit një sekondë se ka shkuar atje te shtylla (zonja shkon çon telefonin tek elektricisti).

Një djalë: O xhaxhi, na foli pak xhaxhi kryetarit?

Elektricisti: Kujt kryetar?

Djali: Të Rrogozhinës, po kush?.

Elektricisti: Alo.

Kryetari: Alo.

Elektricisti: Urdhëro?

Kryetari: Çfarë bën, qysh je? Edi jam?

Elektricisti: Oo Rimi jam o Rimi?

Kryetari: O Rim, ça bën o, a do ia prisni, po lene të kalojë këtë muaj o burrë?

Elektricisti: Po e kaloj këtë muajin, po muajin tjetër?!

Kryetari: Po muajin tjetër, shohim e bëjmë? Shif t?i matrim ato, ça kemi me i marrë, se jemi në zgjedhje?

Elektricisti Rimi: E di, e di, po ça të bëjmë ne?

Kryetari: Po hajde se ia jap unë një muaj, sa lek ka?

Elektricist Rimi: Po ajo ka pesë muaj, sikur ka një muaj ajo?

Kryetari: Po paguaj një unë, pastaj të tjerat sa t`ia shtysh në qoftë se ke ndonjë problem aty?

Elektricisti Rimi: Problem e kemi ne se na kanë heqë nga dy javë të punës?

Kryetari: Pse, pse s`keni pre eee?

Elektricisti Rimi: Po?

Kryetari: Hajde se do diskutojmë një çikë me Edin, lëre sot, se do flas çik me Edin unë?.

Elektricisti Rimi: Mirë..

Kryetari: Apo e ke raportuar ti?

Elektricisti Rimi: Për sot e kam lënë vetë unë e nja dy-tre ditë..

Kryetari: E mirë, të flas me Edin unë, të flasi me ato të mëdhenjtë që të mos ju bezdisin?

Elektricisti Rimi: Mirë po iki?

Kryetari: Hajde?

Nese ju duhet ndihme, kontaktoni
Exit mobile version