Një aksion i SPAK, me urdhër të GJKKO-së, po zhvillohet ndaj disa zyrtarëve dhe personave të lidhur me një hetim të Prokurorisë së Posaçme.
Sipas informacionit paraprak, drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni, është pezulluar nga detyra dhe ndaj saj është caktuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi”.
Në të njëjtën kohë, SPAK po zhvillon kontrolle në banesën e Ilir Prodës, ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
Kontrolli është autorizuar nga GJKKO dhe vendimi parashikon kontrollin e banesës dhe kontroll personal të Prodës.
Aksioni lidhet me një hetim të SPAK, ku në fokus ka dalë edhe emri i ish-kreut të Policisë së Shtetit.
Kontrolle edhe në banesa të tjera
Përveç banesës së Ilir Prodës, kontrolle po kryhen edhe në banesat e personave të tjerë që lidhen me hetimin.
Deri në këto momente, autoritetet nuk kanë bërë publike të gjitha detajet mbi objektin e hetimit dhe dyshimet konkrete që kanë çuar në vendosjen e masave të sigurisë.
Hetimet po vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme, ndërsa priten më shumë detaje në lidhje me personat dhe veprimet që janë në fokus të këtij hetimi.
Lexo edhe:
SPAK kontrolle te banesa e Ilir Prodës, ish-drejtorit të Policisë së Shtetit
A është sekuestruar telefoni i Prodës, SPAK sqaron zërat që qarkullojnë






