Komisariati i Policisë Nr. 6 në Tiranë ka arrestuar në flagrancë shtetasin Shkelqim Lami, 48 vjeç, i cili fshihte në banesën e tij një armë zjarri kallashnikov, tre krehra dhe municion luftarak.
Arrestimi u krye në kuadër të operacionit të koduar “Sinjalizimi”, i finalizuar pas administrimit të menjëhershëm të një informacioni të siguruar në rrugë operative, sipas të cilit shtetasi mbante pa leje armë zjarri në banesën e tij, në fshatin Pezë Helmes.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, u gjetën dhe u sekuestruan me cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri kallashnikov, 3 krehra dhe fishekë.
Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme ligjore.





