Fier/ Pranga 39-vjeçarit, transportonte kundrejt parave 4 emigrantë drejt kufirit

Policia e Fierit ka kapur në flagrancë një 39-vjeçar pasi transportonte kundrejt fitimit katër emigrantë, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Në kudër të operacionit të koduar “Tranziti”, është arrestuar shtetasi G. B., 39 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Sipas raportimeve, 39-vjeçari u kap në aksin rrugor “Fier-Tepelenë”, duke transportuar kundrejt fitimit, me automjet, 4 emigrantë, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Nese ju duhet ndihme, kontaktoni
Exit mobile version