Këlliçi paralajmëron: 18 nëntori s’do të jetë thjesht protestë

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka zbuluar detaje mbi protestën e opozitës që do të zhvillohet më 18 nëntor përpara Kryeministrisë.

Në një intervistë për emisionin “Oponencë”, Këlliçi tha se protesta do të ketë si moto kryesore largimin e menjëhershëm të zv.kryeministres Belinda Balluku, pas shpalljes së saj të pandehur nga SPAK, ndërsa shtoi se problemi nuk është vetëm tek një individ, por tek i gjithë sistemi i korruptuar i qeverisjes.“Protesta e 18 nëntorit do të ketë si moto largimin e menjëhershëm të Belinda Ballukut. Këtu nuk kemi të bëjmë vetëm me një emër, por me një sistem të tërë që mbron korrupsionin në çdo nivel,” – deklaroi Këlliçi.

Deputeti theksoi se opozita nuk do të kufizohet me një marshim simbolik, por do të kërkojë me vendosmëri dorëheqjen e menjëhershme të Ballukut dhe mbajtjen përgjegjëse të qeverisë Rama për aferat korruptive që, sipas tij, “kanë shkatërruar ekonominë dhe shpresën e qytetarëve”.“Balluku është përgjegjëse direkte për shkeljet që janë kryer dhe i ka bërë për llogari të Edi Ramës. Nuk na duhet vetëm ecje në bulevard — do të kërkojmë me forcë largimin e saj të menjëhershëm,” – shtoi ai.

Protesta e opozitës pritet të nisë në orën 18:00 përpara Kryeministrisë.

Nese ju duhet ndihme, kontaktoni
Exit mobile version