Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e Apelit të Posaçëm për çështjen e inceneratorit të Elbasanit, duke mos pranuar rekursin e personave të dënuar në këtë dosje.
Me vendimin e marrë nga trupa gjykuese e përbërë nga Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni, mbeten në fuqi dënimet për ish-ministrin Lefter Koka, ish-deputetin Alqi Bllako, si dhe personat e tjerë të përfshirë në çështje.
Reklame
Sipas vendimit:
- Lefter Koka është dënuar me 10 vite burg, që për shkak të gjykimit të shkurtuar u reduktuan në 6 vite e 8 muaj burg.
- Alqi Bllako është dënuar me 4 vite burg, ose 2 vite e 8 muaj me gjykim të shkurtuar.
- Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri janë dënuar secili me nga 10 vite burg, të reduktuara në 6 vite e 8 muaj.
- Stela Gugallja është dënuar me 7 vite burg, ose 4 vite e 8 muaj me gjykim të shkurtuar.
Gjykata ka lënë në fuqi edhe dënimet për:
- Pëllumb Abesin dhe Jonida Zeqon, të dënuar me nga 4 vite burg, të reduktuara në 2 vite e 8 muaj,
- si dhe Bardhyl Çabirin dhe Serafin Papën, të cilët kanë marrë dënime më të ulëta.
Dosja e inceneratorit të Elbasanit është një nga çështjet më të rëndësishme të hetuara nga SPAK, lidhur me akuzat për korrupsion dhe shpërdorim detyre në procedurat e koncesionit të inceneratorëve.
Reklame















