Një 34-vjeçar është arrestuar nga policia në Laç, pas një operacioni të koduar “Siguria”, i zhvilluar nga shërbimet e Policia e Shtetit në bashkëpunim me forcat e posaçme “Shqiponja”.
Operacioni u zhvillua nga efektivët e Komisariatit të Policisë Kurbin, të cilët kishin siguruar informacione se një shtetas po qarkullonte i armatosur me armë zjarri.
Gjatë kontrolleve në qytetin e Laçit, policia ndaloi një automjet tip “Mercedes-Benz”, në të cilin dyshohej se udhëtonte personi i armatosur. Në momentin e kontrollit fizik, efektivët gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë me krehër dhe municion luftarak.
Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi Elton Prenga., 34 vjeç, banues në Laç, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Policia sekuestroi gjithashtu armën e zjarrit, municionin dhe automjetin, ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokuroria e Lezhës për veprime të mëtejshme.














