Gjykata e Sarandës ka caktuar masën e sigurisë “Detyrim për t’u paraqitur” për Spiro Iljazin, pronarin e “Orange Club”, dhe Ermal Vatën, menaxherin e lokalit.

Dy personat janë marrë nën hetim për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, në lidhje me ngjarjen e rëndë ku u godit shefi i Krimeve në Sarandë.

Reklame

Sipas hetimeve, ngjarja lidhet me konfliktin e ndodhur në ambientet e lokalit, ndërsa Prokuroria po heton rrethanat dhe rolin e personave të përfshirë.

Në të njëjtën dosje, 6 persona të tjerë janë lënë në masën e sigurisë “Arrest në burg”, për akuzat që lidhen me ngjarjen.

Vendimi për Iljazin dhe Vatën është marrë pas seancës gjyqësore, ku gjykata ka vlerësuar se ndaj tyre duhet të zbatohet masa “Detyrim për t’u paraqitur”, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Prokuroria vijon hetimet për të përcaktuar përgjegjësinë individuale të secilit person të përfshirë në dosje.

Lexo edhe:

Gjashtë badigardët e Orange Club në burg, goditën shefin e Krimeve në Sarandë

Sherr në një lokal në Sarandë, 6 në pranga për goditjen e shefit të krimeve, pezullohen 2 policë

Reklame