Advertisement

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për Arbër Xhaxhaj, 26 vjeç, i cili shkaktoi aksidentin tragjik te ura e Dajlanit, ku humbi jetën 18-vjeçarja Vikena Greku.

Arbër Xhaxhaj u arrestua nga policia natën e 15 janarit, pas aksidentit, dhe testet e alkoolit treguan se i riu ishte i dehur në timon.

Reklame

Ai akuzohet për kryerjen e veprave penale:

“Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”

“Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”

Autoritetet e Drejtësisë dhe Policisë nënvizojnë se hetimet do të vijojnë për të sqaruar të gjitha rrethanat e aksidentit tragjik.

Reklame