Advertisement

Dy kushërinj janë arrestuar nga Policia në Tiranë, pasi akuzohen për shit-blerje të lëndëve narkotike.

Bëhet fjalë për shtetasit Armand Nela., 34 vjeç dhe Saimir Nela, 31 vjeç, të cilët po lëviznin me makinë dhe u ndoqën nga policia e Shtetit deri në vendin e quajtur “Treshi”, ku është ndaluar për kontroll.

Reklame

Gjatë kontrollit të imtësishëm, në këtë automjet u gjetën 2 pako me 2 kg e 235 g lëndë të dyshuar narkotike Kokainë dhe 1 pistoletë e dyshuar lodër.

Në vijim të veprimeve procedurale dy kushërinjtë u arrestuan , për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 2 shtetasit furnizonin me Kokainë, shtetas dhe grupe, të cilat e ndanin lëndën në doza, me qëllim shitjen në zonat “Alliasi” dhe “Oxhaku”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Reklame